Zyrtare , Qatip Osmani trajneri i KF Shkëndija

Pas analizës disa ditore, z. Lazim Destani shprehet i vendosur ta çojë përpara projektin për ngritjen e nivelit të Shkëndijës. Në drejtim të rrugës që duhet të ndiqet në të ardhmen Destani merr hapin e parë konkret, duke rrikthyer legjendën e klubit, Qatip Osmani në postin e shefit të stafit teknik. Ndihmës i tij do të jetë Bashkim Livoreka, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet ditët në vijim.